Baba Stars e Threedots paralajmërojnë bashkëpunim

Janë ndër Labelat më të njohur shqipfolës. Bëhet fjalë për Baba Stars në krye me GetoarSelimin e Threedots, në krye me Flori Mumajesin, bashkëpunimet e të cilëve kohë më parë anë rezultuar gjithmonë me sukses. E duket se ata përsëri i janë përveshur punës që për publikun e vet t’i bashkojnë forcat.

Getoar Selimi nga Baba Stars dhe Florian Mumajesi nga Threedots bëjnë me dije se së shpejti do të vijnë në publik me një bashkëpunim.
Këtë e kanë bërë të ditur vetë ata përmes faqeve në rrjete sociale, ku kanë theksuar se shumë shpejt diçka e re nga ata po vjen.

Ndërkaq asnjëra palë nuk kanë treguar konkretisht se për çfarë kënge bëhet fjalë, por e rëndësishme është që fansat e tyre janë shprehur shumë të gëzuar. Kjo duke u bazuar në komente të cilat i kanë lënë poshtë mbishkrimit të Getit e Florit “Baba Star & Threedots, new song…soon”.

Lajme të ngjashme

Back to top button