Lëvizja e Selës dëshiron të bashkohet me RDK-në?

Lëvizja për reforma në PDSH- dega e Tetovës, nëpërmjet një postimit në rrjetin social Facebook ka bërë thirrje për rikthim në këtë lëvizje të të gjithë anëtarëve të PDSH-së, si dhe për bashkimin e opozitës. 

“Është momenti të tejkalojmë veten, të mendojmë e të veprojmë për bashkimin e gjithë opozitës, sepse të gjithë jemi të mendimit të njëjtë. Të gjithë mendojmë që gjendja shqiptare në Maqedoni nuk është e mirë, dhe bashkë mund të bëjmë më mirë dhe të jemi më të fuqishëm”, shkruan në postimin e Lëvizjes për Reforma, e udhëhequr nga kryetari i Strugës, Zijadin Sela.

Më tej, Lëvizja për Reforma ka uruar edhe për përzgjedhjen e kryetarit të ri të RDK-së, Vesel Memedi.
“Duke i uruar për këtë post, rikujtojmë se të gjithë ata dikur kanë qenë PDSH. Rikujtojmë se ndarja nga kjo parti u bë në momentin që lidershipi aktual tradhtoi, praktikë kjo e njohur tashmë. Ky lidership tradhtoi edhe në momentin kur u arrit marrëveshja me z. Rufi Osmani. Prandaj të gjithë duhet të tregohemi të vendosur në rifillimin e këtij bashkimi. Lëvizja është po kjo kërkesë e bashkimit të gjithë faktorit opozitar shqiptar. Prandaj, na priftë e mbara në këtë rrugë të përbashkët për çështjen shqiptare”, thuhet në postimin e Lëvizjes për Reforma.

Lajme të ngjashme

Back to top button