Do të ndërtohen dy fakultete në stilin barok?

Dy objektet e reja që do të ndërtohen në oborrin e fakultetit “Shën Qirili dhe Metodi”, në Shkup, njëri i fakultetit për edukatë fizike, sport dhe shëndet dhe tjetri i fakultetit për shkenca informatike dhe inxhinieri kompjuterike, mund të ndërtohen në stilin barok. Këto dyshime i ngritë gazeta “Fokus”, duke u bazuar në faktin se, fituesi i konkursit për zgjidhjet ideore të fakulteteve është Zharko Çausheveski, i njohur deri tani për ndërtimet në projektin “Shkupi 2014”-të. Ai ka qenë ideator i disa fasadave në qendër të Shkupit, ndërtesës së N.P. “Ujësjellësi”, ndërsa sipas idesë së tij do të ndryshoj edhe pamja e Qendrës Tregtare në Shkup. 

“Fokus” ka kërkuar disa herë të kontaktoj me ministrinë e arsimit për të marrë përgjigje se si do të duken objektet e reja, por nga atje nuk janë përgjigjur. 

Përndryshe, në shpalljen e Byrosë për furnizime publike, Zharko Çaushevski, paraqitet si fitues i konkursit, ndërsa për propozimet e dhëna është shpërblyer me 300.000 denarë. 

Lajme të ngjashme

Back to top button