Nicole Kidman: 2014 vit i vështirë për mua dhe familjen time!

Aktorja australiane Nicole Kidman pohoi se 2014 ka qenë më i vështiri në jetën e saj për shkak të vdekjes së papritur të atit në Singapor, e cila është edhe arsyeja pse e gjithë familja gjendet po ashtu në pikëllim të madh.

Pas premierës së filmit të animuar “Paddington”, i cili ka huazuar zërin e Kidman për një karakter, ajo tha se pret që familja e saj të ketë Krishtlindje për herë të parë të trishtuara prej mungesës së babait Antoni Kidman, psikolog i njohur australian.

Antoni Kidman, vdiq në shtator në një dhomë hoteli në Singapor si pasojë e një arresti kardiak. Ai kish shkuar atje për të vizituar vajzën tjetër, Antonia.

“Ky vit ka qenë më i vështiri për familjen time dhe mua. Vdekjen e babait unë dua ta përmend shpesh sepse në një farë mënyre, ai ende jeton me ne, edhe pse është gjithashtu e vështirë të flasë për këtë,” tha aktorja.

I parë nga ana profesionale, viti 2014 nuk ishte i mirë për Nicole Kidman. Në nëntor erdhi një thriller amerikano-britanik, në të cilin ajo luan rolin kryesor së bashku me Colin Firth, por realizimi u prit keq me një shumë gati dy milionë dollarë më pak se parashikimi, por edhe shumë më pak se ajo që kineastët prisnin.

Në këtë vit ka ardhur dhe filmi “Grace e Monakos” i Olivier Daan me Nicole Kidman në rolin e Princeshës Greis Kelli. Filmi u vlerësua si zhgënjyes dhe audienca në Festivalin e Filmit në Kanë, e shfaqi këtë për protagonistët, të cilët kishin ardhur për ta ndjekur në sallë shfaqjen.

Nicole Kidman (47 vjeç), e cila fitoi Oskar 2002 për aktoren më të mirë në “The Hours”, është e angazhuar në punë humanitare dhe luftën kundër kancerit të gjirit. Aktorja është e njohur edhe si imazhi i parfumit Chanel 5./BalkanWeb

Lajme të ngjashme

Back to top button