Gruevski u bëri thirrje investitorëve sauditë që të vijnë në Maqedoni

Kryeministri Nikolla Gruevski së bashku me delegacionin qeveritar, në forumin e biznesit në Xheda, Arabia Saudite, i prezantoi mundësitë për investim në Republikën e Maqedonisë. Forumi i biznesit, kumtoi sot Sektori qeveritar për marrëdhënie me opinionin, u mbajt në bashkëpunim me odën industriale në Xheda ku janë të anëtarësuara të gjitha kompanitë më të mëdha, të mesme dhe të vogla. Qyteti Xheda është qyteti portual më i madh dhe qyteti i dytë më i madh në Arabinë Saudite.

Duke i prezantuar mundësitë për investim në forum, kryeministri Gruevski theksoi se i kushton vëmendje të madhe ndërtimit të klimës së mirë të biznesit dhe zbatimit të reformave, të cilat dukshëm do t’i përmirësojnë kushtet për investim dhe zhvillim të biznesit në Maqedoni. Gruevski theksoi se mirënjohje për reformat që i bën Qeveria, krahas nga Banka Botërore, vjen edhe nga Forbsi, e cila e rendit Maqedoninë në vendin e 36­të, si vendi më i mirë për biznes në botë, që lështë progres për 46 vende në 5 vitet e fundit.

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë u përqendrua edhe në zonat e lira ekonomike dhe potencialet që i ofrojnë për investim. “Zonat tona të lira ekonomike janë shpallur në 50 zonat më të mira të lira në të ardhmen për vitin vitin 2012/2013 nga ana e “fDi Magazine” të “Financial Times”, ndërsa këtë vit është shpallur zona e lirë ekonomike Shkup për zonë më të mirë për shfrytëzues të mëdhenj në Evropë. Planifikojmë 14 zona të lira ekonomike, katër janë ndërtuar dhe janë tërësisht funksionale, ndërsa të tjerat do tëjenë gati në vitin e ardhshëm deri në një vit e gjysmë”, potencoi kryeministri Gruevski. Ai theksoi se edhe agjencia kredutore “Fitch” e ka konfirmuar rejitingun pozitiv kreditor të Maqedonisë me BB+. “Maqedonia është vendi i katër i renditur më miqësore në botë, sipas raportit të popullatës ndaj vizitorëve të huaj për vitin 2013 nga ana e “World Economic Forum”.

Lajme të ngjashme

Back to top button