Nuk ka qetësi në veri të Mitrovicës, shpërthim dhe të shtëna në mesnatë

Nuk ka qetësi në veri të Mitrovicës. Të shtëna me armë automatike, që kanë zgjatur për disa minuta, janë dëgjuar pas mesnatës në veri të Mitrovicës, afër urës kryesore mbi Ibër, kanë njoftuar burime policore.

Një incidenti i dytë brenda një intervali të shkurtër kohor  ka ndodhur pak minuta pas orës 1:00, pas mesnate, me ç’rast është dëgjuar sërish një shpërthim i fuqishëm në pjesën veriore të këtij qyteti.

 Sipas burimeve të policisë,  nuk dihen autorët dhe as lokacioni i saktë i këtij shpërthimi, ndërkohë që tash për tash dihet vetëm se në këto incidente nuk ka  persona të lënduar ka njoftuar KOHAnet.

Lajme të ngjashme

Back to top button