Trupi perfekt (me Photoshop) i Britney Spears

Britney Spears ka treguar format e saj trupore perfekte në kopertinën e revistës ‘Women’s Health’ dhe si zakonisht këto forma perfekte arrihen me pak ndihmë nga Photoshop-i.

33-vjeçarja ka pozuar me një bikini portokalli dhe me duart e vendosura pas koke.

Këngëtarja amerikane e postoi në Instagram foton duke e shoqëruar me këtë shkrim: “Faleminderit shumë @womenshealthmag që më morët për numrin tuaj të ri!”

Britney ka zbuluar në intervistë si mund të kesh një trup perfekt: “E nis me një vrapim prej 20 minutash, më pas me pesha të lehta për krahët dhe në fund janë pompat.”/ Top Channel

Lajme të ngjashme

Back to top button