Kush fiton më shumë para sipas Vesa Lumës?

Kështu së paku thotë këngëtarja Vesa Luma, e cila pohoi se kolegët e saj, përkatësisht ata të zhanrit të muzikës popullore, fitojnë më tepër se ajo, transmeton Telegrafi.

“Varet se çfarë muzike bënë. Janë disa kategori të këngëtarëve, shembull ata të muzikës popullore, bëjnë pare më shumë, e këtij zhanri nuk i takoj unë. Por, edhe me muzikën time mund te jetohet”, tha Vesa Luma për Bizi Show të Radio Dukagjinit.

Ajo ndër të tjerash tregoi edhe se është duke përgatitur një videokëngë të re, e cila, sipas saj, do të jetë shumë ndryshe nga ajo që ka publikuar deri më tani e dashura e reperit shqiptar, Big Basta. /Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Back to top button