Shkon në 126 numri viktimave nga sulmi kamikaz në Pakistan (Video)

Të paktën 126 njerëz, 80 prej tyre fëmijë, janë vrarë nga një sulm kamikaz paraditen e sotme në një shkollë ushtarake në Pakistan.

Sipas “BBC”, 6 talebanë të veshur me uniformat e sigurisë hynë në shkollë në Peshavar, ku u dëgjuan krisma dhe shpërthime.

Forcat e sigurisë kanë rrethuar menjëherë zonën, ndërsa ushtria ka evakuuar rreth 500 nxënës. Disa nxënës të tjerë janë marrë peng, por ende nuk dihet se sa është numri i tyre i saktë.

Një zëdhënës i talebanëve ka reaguar menjëherë duke thënë se sulmi është si përgjigje e operacioneve ushtarake kundër tyre.

Mendohet se gjatë operacioneve të fundit të forcave shtetërore ushtarake në Vaziristanin Verior janë vrarë qindra talebanë.

Punonjësit e shkollës dhe nxënësit dëshmuan se talebanët hynë klasë më klasë duke hapur zjarr mbi fëmijët.

Përveç viktimave, nga të shtënat dhe shpërthimet kanë mbetur edhe shumë të plagosur, të cilët janë dërguar menjëherë me ambulanca në spitalin e zonës.

Kryeministri pakistanez, Navaz Sharif, e quajti sulmin një tragjedi kombëtare, ndërsa siguroi se përgjegjësit do të marrin ndëshkimin më të rëndë. /Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Back to top button