Të shtëna në Veleshtë, një person i plagosur

Nga të shtëna me armë që u dëgjuan mbrëmë pas mesnate në fshatin Veleshtë të Strugës mbeti I plagosur një persona, banor I fshatit, informojnë nga Policia e Ohrit.

Sipas të dhënave të policisë incidenti ka ndodhur para shtëpië të personit të plagosur. Pasi e parkoi veturën ai pa se para shtëpisë ishte parkuar një veturë tjetër e tipit ‘rover’. Nga vetura kanë dalë dy persona dhe kanë filluar të gjuajnë me armë automatike ndaj personit në fjalë.

I plagosuri është dërguar menjëherë në spitalin e Strugës dhe ndaj tij janë kryer disa intervenime kirurgjike nga shumë plagë të mara nga arma. I plagosuri pas intervenimeve gjendet në gjendje stabile.

Nga MPB thonë se po bëjnë përpjekje për zbardhjen e rastit.

Lajme të ngjashme

Back to top button