Hamiti: Ekstremizmi dhe radikalizmi nuk janë pjesë e Islamit por devijime

Radikalizmi dhe ekstremizmi, të ngjyrosura me fe, janë të dënueshme…devijime dhe shmangie nga rruga e vërtetë e Zotit- Krijuesit tonë”, thotë Xhabir Hamiti, njëri nga profesorët më të dalluar të fesë islame në Kosovë.

Feja islame nuk lejon që brenda saj të ketë grupe radikale apo ekstremiste, por lejon vetëm islamin që në themel ka paqen. Kështu deklaron në një intervistë për “Albinfo.Ch”, Xhabir Hamiti, prof.dr i shkencave islame dhe njëri nga zbatuesit e frymës liberale të islamit në Kosovë. Hamiti, i cili edhe vet ka rënë preh e grupeve radikale islame, thotë se literatura islame burimore autentike e mbështetur në Kur’an, nuk njeh islam radikal dhe as islam ekstremist, sepse që të dy këto janë në kundërshtim me parimet bazë të fesë. “Një njeri i cili beson në Zot, nuk mund të jetë edhe mysliman i devotshëm edhe radikal, siç nuk mund të jetë edhe mysliman i devotshëm edhe ekstremist”, tha ai.

Të gjitha aktet si, fyerja, dhuna, imponimi, vrazhdësia, lëndimi, vrasja e njerëzve të pafajshëm, vrasja në pabesi dhe ajo tinëzare, mund të jenë pjesë e një njeriu, i cili beson racionalisht në Zotin dhe në llogarinë që duhet dhënë para Tij. “Radikalizmi dhe ekstremizmi, të ngjyrosura me fe, janë të dënueshme…si devijime dhe shmangie nga rruga e vërtetë e Zotit- Krijuesit tonë’, thotë ai.

Hamiti, i cili është kryetar i Kuvendit të Bashkësisë Islame është zgjedhur edhe rektor i Fakultetin të Shkencave Islame në Prishtinë, por disa grupe radikale ia pamundësuan atë. Ai, megjithatë vazhdon rrugën e tij për të promovuar fenë islame ashtë siç është, origjinal, dhe pa ndërskamca.

Lajme të ngjashme

Back to top button