Rama: Kina do ndërtojë Rrugën e Arbrit, punimet nisin në 2015

Kryeministri Rama po merr pjesë ditën e sotme në Samitin ekonomik të Kinës me vendet e Evropës Lindore dhe Qendrore që zhvillohet në Serbi. Nëpërmjet një statusi në rrjetin social në facebook, Rama shkruan se Kina do të ndërtojë Rrugën e Arbrit si dhe punimet pritet të nisën në vitin 2015.
“U nënshkrua mbrëmë memorandumi i bashkëpunimit me Chinese Exim Bank për hapjen e një kantieri projektesh në Shqipëri me financime kineze. Projekti i parë që do të çelë siparin e një epoke te re bashkëpunimi mes Shqipërisë e Kinës do të jetë Rruga e Arbrit, e cila do të nisë vitin e ardhshëm”, shkruan Rama në rrjetin social facebook nga Beogradi.

Në këtë samit po diskutohet për investimet e gjigandit aziatik në Europën Qëndrore sidomos në ndërtimin e veprave infrastrukturore, në një vlerë prej 10 miliardë dollarësh. Ky samit po mbahet në Beograd të Serbisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button