Dukshmëri e zvogëluar në disa rrugë

Për shkak të mjegullës është zvogëluar dukshmëria prej 50 deri 100 metra në rrugët në Manastir, Prilep, Shkup, Kumanovë, Tetovë, Koçan, Strumicë, Gjevgjeli, Saramzalinë, Pavleshenc, si dhe në akset rrugore Veles­Shkup dhe Veles­Shtip, informon Lidhja Auto Moto e Maqedonisë (LAMM).

Komunikacioni në të gjitha rrugët shtetërore në Maqedoni zhvillohet pa ndalesa, nëpër rrugë kryesisht të lagështa.

LAMM rekomandon kujdes në drejtimin e automjetit, shpejtësi të adaptuar gjatë qarkullimit dhe respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor. Kujdes të veçantë duhet pasur në akset të cilat kalojnë përmes grykave malore, veçanërisht në akset rrugore Katllanovë ­ Veles, Mavrovë ­ Dibër ­ Strugë, Demir Kapi ­ Udovë, ku mund të paraqiten shembje të vogla të dheut.

Lajme të ngjashme

Back to top button