Treni shkeli 19 vjeçaren nga Tetova, tentoi të vetvritet? (FOTO)

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Tetovë, treni ka shkelur 19 vjeçaren nga Tetova, Lazime A. Sipas të dhënave të policisë e cila ende është në terren, treni me relacion Kërçovë- Shkup, rreth orës 14 ka kaluar nëpër Tetovë dhe ka lënduar rëndë vajzën e cila aktualisht është në gjendje kome në Spitalin e Tetovës. Burime për Portalb thonë se vajza ka tentuar të vetvritet. Policia ende është në terren dhe nuk lejon afrimin e gazetarëve në vendngjarje. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button