Tetovë, pishinat ‘ilaç’ për të rinjtë

Janë pesë pishina të cilët në këtë valë të nxehtit që ka përfshirë rajonin e Pollogut ditëve të fundit i freskon banorët e Tetovës dhe rrethinës si dhe mërgimtarët.

Fluksi në këto pishina është shtuar dukshëm këtyre ditëve ndërsa pronarët shprehen se janë munduar që të sa më shumë kushte më të mira t`ju ofrojnë pushuesve vendor.

“Për çdo vit bëjmë ca ndryshime, jo veç për mirëmbajtjen por edhe bazamente të reja, ashtu që sa më tepër tu ofrojmë kushte vizitorëve në Aqua Park. Uji është i pastër, e klorinojmë, e filtrojmë bëjmë analiza dhe besimi për këto 5 vite është formuar te klientët’, tha për Portalb Zeqir Idrizi, pronar i pishinës Aqua Park, Tetovë. 

Njejtë është edhe në pushimoren Olimpija në Zhelinë dhe Kopenhagen në Sllatinë. Edhe në këta dy pishina krahas pishinave me dimenzione më të mëdha ka edhe pishina për fëmijë. 
Pronarët e pishinave shprehen se kushtet janë të mira, çmimet janë të lira, ndërsa nuk mungojnë edhe analizat dhe pastrimi i rregullt i ujit.

Hyrja për në pishinë është 100 denarë për person të rritur ndërsa 50 denarë për fëmijë. Pushuesit janë të kënaqur që përfundimisht në rajonin e Pollogut pishinat ofrojnë kushte të mira për të kaluar një ditë pushimi. 

“Vizitoj pishinën çdo ditë. Jemi më se të kënaqur edhe me kushtet edhe me organizimin e pishinave sa i përket pastërtisë dhe mirëmbajtjes. Edhe çmimet nuk janë të larta për kushtet që jetojmë ne. Në këto temperatura të larta vend më ideal se pishina nuk ka për ne që nuk kemi mundësi të shkojmë në pushime diku në bregdet”, për Portalb, Raif Veliu, pushues i rregullt në pishinën në Sllatinë.

 Ndërkaq, një pjesë e qytetarëve si vende ideale për freski kanë zgjedhur banjat e Tetovës, vendet e ndryshme përgjatë rrugës Tetovë-Kodra e Diellit, si vende tjera për freskim në këto temperature afrikane. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button