Jankulloska: Gjendja e sigurisë në Maqedoni është stabile

Drejtoria e Sigurisë dhe Kundërzbulimit dhe shërbimet e sigurisë së Maqedonisë janë në kondicion të shkëlqyer dhe në mënyrë të shkëlqyer kryejnë punën e tyre, e ndjekin gjendjen në vend, rajon dhe më gjerë, tha sot ministrja e punëve të brendshme, Gordana Jankulloska.

“Në këtë moment mund të jua vërtetoj dhe bindshëm të ju them se situata në Maqedoni është stabile, ndërsa shërbimet kompetente për sigurinë shtetërore, e kryejnë punën e tyre, tha Jankulloska, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve gjatë vizitës së Portës së Ohrit.

Ministria e Punëve të Brendshme, punon me kujdes, tha ajo, mban përgjegjësi për sigurinë territoriale të vendit dhe në këtë drejtim, për të gjitha rreziqet dhe sfidat e mundshme, i informon qytetarët.

Në lidhje me mbikqyrjen së linjës kufitare të liqenit të Ohrit, ministrja informoi se kjo është përgjegjësi kryesore e Ministrisë së Punëve të Jashtme, por në ekip merr pjesë edhe MPB-ja.

“Asnjëherë nuk jemi në rendin e atyre iniciatorëve dhe promotorëve për nevojën e definicionit të linjës së kufirit, sepse kjo jo vetëm që ndihmon në punën tonë kryesore, në mbikëqyrjen e kufirit shtetëror, por edhe ndihmon në pjesën e definimit të territorit të ngjarjeve që janë caktuar në pjesët e krimeve, dhe kur kufiri nuk është i nënvizuar, atëherë ballafaqohemi edhe me problem, sepse personi i cili kryen krim, vërteton se gjendet në anën tjetër në të cilën i konvenon. Në këtë drejtim, do të vazhdojmë me, nëse mund të thuhet, presionin tonë që ky proces të përfundojë sa më shpejtë”, theksoi ministrja Jankulloska.

Lajme të ngjashme

Back to top button