Merkel- Mustafës: Ndodheni para sfidave të mëdha

Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, pranoi një telegram urimi nga Kancelarja Federale e Republikës Federale të Gjermanisë, Angela Merkel, me rastin e zgjedhjes si Kryeministër i Republikës së Kosovës

Në telegramin e urimit të kancelares Merkel thuhet:

Shumë i nderuar zoti Kryeministër

Me rastin e zgjedhjes Suaj në postin e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ju shpreh
urimet e mia më të përzemërta.

Ju ndodheni para sfidave të mëdha, veçanërisht lidhur me afrimin e Kosovës me Bashkimin
Evropian, dialogun me Beogradin si dhe krijimin e strukturave të shtetit ligjor dhe të
strukturave demokratike të vendit Tuaj. Gjermania do të vazhdojë të jetë një partnere e
besueshme e Kosovës.

Do të gëzohesha t’Ju përshëndes së shpejti në Berlin.

Për detyrën Tuaj plot përgjegjësi Ju uroj fat të mirë dhe shumë sukses.

Përshëndetje miqësore

Dr. Angela Merkel
Kancelare Federale e Republikës Federale të Gjermanisë

Lajme të ngjashme

Back to top button