Dënime të mëdha për shitje dhe blerje të mjeteve piroteknike

Shitja e mjeteve piroteknike është jolegale në Maqedoni dhe për këtë shkak nuk ka kontrolle se prej nga vinë, sa janë të vjetruara dhe për këtë arsye ato mund të pëlcasin në dorë. Zakonisht para Vitit të Ri shitësit dukshëm dalin nëpër qytet për ti shitur ato.

Sipas statistikave, çdo vit nga përdorimi i mjeteve piroteknike, në botë 150.000 mijë persona ngelin invalidë, 80 për qind e tyre janë fëmijë, ndërsa nga 10 të lënduar 4 janë fëmijë të moshës nën 15 vjet.

Blerja dhe aktivizimi i mjeteve piroteknike në vende publike, në rrugë, oborre, hyrje të banesave, është shkelje ligji për të cilën parashikohen dënime prej 200 deri në 500 euro.

“Nëse distribuohen në treg, kjo paraqet vepër penale për të cilën është e paraparë dënim në të holla ose dënim me burg deri në 3 vite, ndërsa prindërit e fëmijëve që nuk kanë të mbushur 14 vjet do të duhet të paguajnë nga 600 deri në 800 euro, nëse fëmijët e tyre përdorin mjetet piroteknike”, kanë informuar nga sektori për parandalim.

Lajme të ngjashme

Back to top button