Një sallatë që i bën mirë dashurisë

Një sallatë e përzier, me elementë të veçantë, propozohet së fundmi nga psikologët si receta më efikase për të pasur sukses në shtrat.

Sallata e tillë është e pasur me vitamina dhe minerale, prandaj edhe shfaqet e shkëlqyer për muskujt dhe ndihmon qarkullimin e gjakut, e për këtë arsye ajo ndihmon edhe një marrëdhënie intime perfekte. Thuhet madje se ajo preferohej edhe nga vetë Jul Çezari, në kohën kur nuk ishte shpikur as majoneza e as lëndët që përdorim në sallatat e sotme.

Elementët e saj kryesorë janë misri, i cili përmban një aminoacid të veçantë që përforcon erotizmin; erëzat djegëse, që përveç të qenit të dobishme për muskujt e zemrës, stimulojnë edhe prodhimin e endorfinës, substancë kjo që lufton dhimbjen dhe që jep një ndjenjë të mirë euforie dhe eksitimi; hudhra, e cila është e pasur me vitamina A, B, C, H, PP, kripëra minerale, jod, squfur, që konsiderohen stimulues të fuqishëm prej mijëvjeçarësh. Përbërësit e sallatës: misër, selino, spec, vaj ulliri, qepë, hudhra, karafil etj.

Lajme të ngjashme

Back to top button