Na u sëmur edhe Tuna

Është padyshim këngëtarja më in e skenës sonë. Altuna Sejdiu-Tuna këngëtarja shkupjane e cila po thyen rekorde si me klikime në Youtube ashtu edhe me mbrëmje muzikore si duket ka filluar pak të lodhet nga mbi ngarkesa që I ka rënë këtë verë.

Ditë më parë nëpër portale ka qarkulluar një foto ku këngëtarja është parë në një ambulant, kjo si pasojë e lodhjes së madhe. Kjo foto ishte realizuar pas koncertit që këngëtarja e ka mbajtur në qytetin e Ulqinit.

Por kjo si duket e ka mbushur mend Tunën, pasi që ajo tashmë I është nënshtruar masazheve relaksuese.

Sipas burimeve të gazetës Tribuna dhe sipas konfirmimit që Tuna e ka bërë për gazetën, këngëtarja pasditen e së premtes e ka kaluar duke u relaksuar dhe përgatitur për netët e gjata që e presin deri në mbarim të sezonit./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button