Samaras pa përgjigje për rolin e tij rreth emrit

Kryeministri grek, Andonis Samaras, ka braktisur në mënyrë demonstrative pallatin e Kombeve të Bashkuara të Amerikës, duke tentuar t’u shmanget gazetarëve nga Maqedonia.

Samaras është përgjigjur vetëm në pyetjet e gazetarëve grekë, por në çastin kur është pyetur nga përfaqësuesi i Agjencisë “MIA”, është nisur për të dalë në ambientet e jashtme të pallatit.

Kryeministri grek ka injoruar gazetarët nga vendi ynë edhe gjatë qëndrimit zyrtar në Uashington, ku ka takuar presidentin e SHBA-së, Barak Obama.

Samaras është takuar dje me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-mun, dhe me ndërmjetësin për kontestin e emrit, Metju Nimic.

Duke folur për takimin me Ki-mun, Samaras ka thënë se janë diskutuar çështje botërore por dhe ato që jane me interes për Greqinë.

Lajme të ngjashme

Back to top button