Milani më i mirë se Napoli

Milani e ka fituar ndoshta ndeshjen më të rëndësishme të këtij edicioni duke mposhtuar Napolin me rezultat 2-0. Pas krizës të rezultateve, Milani arriti fitore të madhe dhe të merituar.

Jeremy Menez që në minutën e shtatë shënoi për 1-0 duke ngritur publikun në këmbë. Lojën e mirë të Milanit e konfirmoi goli i dytë i Bonaventuras i shënuar në minutën e 52.

Me këtë fitore Milani e bën “nxehtë” Serien A pasi që barazon Napolin me pikë duke qenë dy rivalët më të fortë për pozitën e tretë që dërgon në Champions League.

Lajme të ngjashme

Back to top button