fbpx

“Tabanoc” dhe “Bogorodicë”, 1 orë pritje për dalje

Pritje të gjata dhe kolona është fotografia që shfaqet sërish në pikat kufitare “Bogorodicë” me Greqinë dhe në “Tabanoc” me Serbinë.
 
Sipas njoftimit të Lidhjes Auto-Moto Maqedoni, në pikën kufitare me Greqinë, në dalje, pritjet shkojnë deri në 1 orë, ndërsa në kufirin me Serbinë deri në 30 minuta. 

Fluksi i lartë i pushuesve për në Greqi, dhe rikthimi i mërgimtarëve për në vendet e përkohshme në Perëndim, kanë rritur frekuencën në të dy pikat kufitare me shtetet fqinje. 

Në pikat e tjera kufitare nuk ka pritje të gjata as në dalje dhe as në mbërritje.

Lajme të ngjashme

Back to top button