Gaza, lëvizja Hamas shënon 27 vjetorin e themelimit

Me një paradë ushtarake lëvizja Hamas në Gaza sot shënoi 27 vjetorin e themelimit të saj, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke bartur armë dhe mortaja, në rrugët kryesore të qytetit parakalojnë qindra luftëtarë të maskuar të Brigadës Izzedin Al-Kasam, krahut ushtarak të Hamasit.

Armët të cilat kishin në duar janë të prodhimit vendas. Ushtarët sot për herë të parë prezentuan edhe tre avionë pa pilot, prodhimi i të cilave ishte paraljmëruar më parë, si dhe raketat M75 dhe R160 me të cilat ishin sulmuar qytetet izraelite gjatë ofanzivës së fundit të forcave izraelite.

Forcat e Hamasit gjatë ofensivës izraelite, e cila zgjati 51 ditë lëshuan qindra predha drejt territoreve izraelite.

Gjatë ofensivës së Izraelit këtë verë humbën jetën 2.160 palestinezë, kryesisht civilë, ndërsa nga ana Izraelite 68 ushtarë dhe pesë civilë.

Hamasi u themelua në vitin 1987 nga Shejh Ahmed Jasin. Grupi lufton kundër pushtimit Izraelit, ndërsa nga Perëndimi është quajtur “organizatë terroriste”. Yassin, i cili konsiderohej si ikonë e kryengritjes popullore palestineze, u vra në vitin 2004./AA

Lajme të ngjashme

Back to top button