Aktivizohet vullkani në malin Sinabung të Indonezisë

Në veri të ishullit indonezian Sumatra aktivizohet vullkani në malin Sinabung, ndërsa kjo skenë është ndjekur nga banorët e fshatit Siosar ndërkohë krateri i vullkanit nxorri lavën dhe më pas edhe hirin vullkanik, raporton Anadolu Agency (AA).

Vullkani i cili ndodhet në malin Sinabung, për më shum se një shekull ishte pasiv, deri kur shpërtheu në 2010 dhe pastaj 2013. Që atëherë, vullkan nxjerr hi dhe gaz deri në disa qindra metra në ajër. Për shkak të shpërthimeve të shpeshta, mijëra njerëz janë evakuuar ose zhvendos nga zona e rrezikuar.

Indonesia ndodhet në “Unazën e zjarrtë të Pacifikut” dhe bën pjesë në vendet me numrin më të madh të vullkanëve aktiv në botë.

Lajme të ngjashme

Back to top button