Nesër skadon afati i privatizimit të oborreve me çmime prej një euro për metër katrorë

Afati për shtrimin e kërkesave për  privatizimit të oborreve me çmime prej një euro për metër katrorë  skadon nesër. Sportelet  në të gjitha njësitë e kadastrës të patundshmërive në vend, si dhe në Qendrën për kadastër dhe patundshmëri– Shkup sot do të punojnë prej orës 8:30 deri në orën 19:00.

Siç theksohet nga Kadastra do të punojë gjatë fundjavës që t’u mundësojë qytetarëve të sigurojnë fletëpronësi e cila u nevojitet gjatë parashtrimit të kërkesës për privatizim të oborreve.
Interesi për parashtrimin e kërkesave është rritur në ditët e fundit. Brenda një dite parashtrohen edhe mbi 1000 kërkesa.

Të gjithë personat fizik dhe juridik të cilët nuk kanë parashtruar kërkesë dhe nuk do ta blejnë tokën do të obligohen të paguajnë qira për tokën në të cilën deri në afatin e theksuar janë evidentuar si shfrytëzues, gjegjësisht e kanë shfrytëzuar tokën në bazë të objektit të ndërtuar mbi të.

Lajme të ngjashme

Back to top button