BE ka kthyer në shtëpi mbi 1 mijë persona nga Maqedonia

Të drejtë azili në Bashkimin Evropian kanë fituar vetëm 20 shtetas të Maqedonisë nga 1335 persona që kanë aplikuar gjatë periudhës janar 2012 – mars 2013, njofton Alsat duke cituar statistikat e Eurostat-it.

Në to shkruhet se në Bashkimin Evropian ka pasur fluks të madh të të huajve që kanë kërkuar statusin e azilit, por Maqedonia ka qenë në listat e vendeve me pak aplikime, në krahasim me vendet e tjera.

Listës kryesore i kanë prirë rusët dhe sirianët, ndërsa qytetarët nga Serbia dhe Kosova vazhdojnë të jenë në krye të listave në disa vende evroperëndimore. 

Nga Maqedonia si kërkues të së drejtës të azilit janë regjistruar 1335 veta, numri më i madh i tyre në Gjermani – 765, Belgjikë – 175, Francë – 135, Suedi – 105 dhe Holandë – 30.

Por, nga ky numër vetëm 20 veta kanë arritur që të përfitojnë të drejtën e azilit, edhe ate të përkohshëm ndërsa janë refuzuar 1310 aplikacione. Rreth 15 veta kanë fituar statusin e refugjatit, 5 aplikacione për qëllime humanitare dhe 5 veta për mbrojtje të posaçme, që kanë të drejtën e punës dhe detyrime ndaj shtetit.

Lajme të ngjashme

Back to top button