Ahmeti ishte i shqetësuar, tani duhet të përgjigjet

Sonja Kramarska, kolumnë- “Pse Gruevski nuk shkon për bakllavë te Ahmeti”, Utrinski Vesnik
Lideri i BDI-së nuk ka të drejtë të jetë i shqetësuar, por vetëm përgjegjës. Duhet që të pyet veten se çfarë ishte roli i tij në menaxhimin e Maqedonisë, dhe a pati ai sukses në atë se si lider i partisë dhe të shtetit, apo dështoi.

Zoran Zaev, kolumnë-“Ne jemi duke lëvizur buzë mbijetesës”, Utrinski Vesnik 
Nëse për qytetarët e Maqedonisë me liri të kufizuar mund të jetë një ngushëllim, duhet të dinë se ai që prej pozitës së kryeministrit po ua shkurton atë liri, është edhe i më robëruar se të gjithë ata.

Goran Mihajllovski, kolumnë- “Kukulla për beqarë”, Vest
Zhernovski ka përgjegjësi për të paktën 15,000 banorë të komunës të cilët votuan për të. Përgjegjësia është edhe më e madhe, pasi ato njerëz ishin të ngacmuar që tri herë të votojnë për të. Përgjegjësia është edhe më e madhe sepse shumë nuk votuan për Andrejin, por për inat të DPMNE-së.

Biljana Sekulovska, kolumnë- “Letër për kryeministrin e dashur Erdogan”, Vest
Një hero është gjithmonë e mjaftueshme për fillim.  Atë hero ne nuk e kemi, i dashuri kryeministër Erdogan. Ato pesë shekuj të shtypjes turke janë e gjitha që kemi nga ju – asgjë nuk kemi mësuar nga populli yt, kryeministër, por gjithçka nga pushteti juaj.

Darko Janevski, kolumnë “Pesë pemët e Zaevit dhe të Gruevskit”, Dnevnik
Protestit jashtë Bristolit i mungon një shqiptar i mbështjellë me flamur të BE-së dhe të SHBA-së. Edhe më mirë do të ishte nëse do ishte një anëtar i BDI-së, i cili në atë mënyrë do të demonstronte zgjimin dhe kthjelljen e  Ali Ahmetit nga Gruevizmi dhe predispozicionin e lindur shqiptar ndaj vlerat demokratike perëndimore. Që nga koha e Enver Hoxhës.

Vlatko Gjorchev, kolumnë- “Për vlerat familijare dhe martesës tradicionale “, Dnevnik
Fakti është se disa organizata ndërkombëtare LGBT kanë një agjendë ndërkombëtare në shumë vende, duke përfshirë edhe Maqedoninë, me të cilën haptazi apo fshehur, më herët ose më vonë, të organizuar për të nxitur, mbështesin dhe promovojnë martesat homoseksuale.

Maja Tomiq, editoriali- “Corbë, mish dhe qepë”, Utrinski Vesnik
Ritmi i rritjes së çmimeve ka kohë të gjatë nuk mund të ndjekin qytetarët e Maqedonisë, përkatësisht pagat e tyre. As paga statistikore prej 360 euro apo 200 eurot reale, aspak nuk janë të mjaftueshme për tu kaluar një muaj, për të paguar faturat.

E shtunë-e diel, 10-11 Gusht 2013, numër 102 /Portalb 

Lajme të ngjashme

Back to top button