Isa Mustafa reagon pas akuzave për të shkuarën e tij komuniste: Biografisë time nuk i heq asnjë shkronjë

Kryeministri Isa Mustafa ka thënë se mburret me biografinë e jetës së tij dhe se nuk e heq asnjë presje të gjithë karrierës së tij, edhe kur ka qenë pjesë e Partisë Komuniste.

“Vetes nuk ia fshi as edhe një shkronjë nga biografia ime. I qëndroj mbrapa çdo veprimi dhe çdo pune që kam bërë në të gjitha periudhat dhe mburrem me punën time”, ka shkruar Mustafa.

Një ditë më parë, Qosja theksoi se në krye të qeverisë ka ardhur një njeri kriminel si Mustafa, i cili lejoi makineritë e Millosheviçit të shtypin shqiptarët që kërkonin Republikë.

Posti i i Isa Mustafës

Qytetarë të nderuar,

Në cilësinë e Kryeministrit të Republikës së Kosovës do të përkushtohem me tërë dijen dhe mundësitë e mia dhe të kabinetit qeveritar për ta nxjerrë vendin nga gjendja e rëndë ekonomike dhe izolimi dhe për ta forcuar shtetin ligjor. Kemi shumë për të bërë në hapjen e vendeve të punës, në rritjen prodhimtarisë vendore, në ngritjen e cilësisë së arsimit, në riorganizimin e shëndetësisë, në përkujdesjen sociale për qytetarë që këtë e meritojnë….

Të kaluarën ua lë të merren ata që e kanë bërë profesion të kukasin, të tmerrohen e të lemerisen. Unë nuk do të humbi kohë me ta. Millosheviqin, Rrahman Morinen, Rankoviqin, UDB-en, socializmin e komunizmin, përgjimet, shantazhet, mikrofonat, kamerat, montimet ua le atyre që jetojnë ende me ta dhe kanë dëshirë ti përkujtojnë, sepse i kanë në ADN-në e tyre .

E disa, sa u përket veprimeve por edhe krimeve të përfolura nuk janë larg tyre.

Vetit nuk ia fshi as edhe një shkronjë nga biografia ime. I qëndroj mbrapa çdo veprimi dhe çdo pune që kam bërë në të gjitha periudhat dhe mburrem me punën time.

Jam ballafaquar hapur me çdo qytetar dhe jam sjellë në çdo rreth si çdo qytetarët tjetër. Çdo gjë që e posedoj, e kam si trashëgimi të familjes sime ose e kam krijuar me punën time dhe të anëtarëve të familjes sime.

Kjo më bën të pavarur që t’i përkushtohem përgjegjësisë të cilën e kam marrë nga Kuvendi i Republikës së Kosovës dhe të punoj për qytetarin e këtij vendi./albeu

Lajme të ngjashme

Back to top button