Shkup, “bonton sportiv” për marrëdhëniet ndëretnike

Në Qendrën Sportive “Boris Trajkovski” sot me fillim në orën 12:00, do të mbahet manifestimi përfundimtar i projektit pesëmujor “Lojërat tradicionale sportive” (Bontoni sportiv)”. Në projekt u përfshinë gjashtë komuna, ndërsa realizohet përmes manifestimit sportiv­kulturor dhe garës me pjesëmarrje të nxënësve nga shkollat fillore.

Ky projekt, i cili mbahet tashmë për të tretin vit me radhë, është i mbështetur nga Ambasada e SHBAsë në Republikën e Maqedonisë, ndërsa qëllimi është promovimi i sportit si aktivitet shoqëror përmes të cilit me lojë, argëtim dhe shoqërim të fëmijëve dhe të rinjve nga përkatësi të ndryshime etnike përforcohen marrëdhëniet ndëretnike në Republikën e Maqedonisë.

Në manifestimin përfundimtar do të mbajë fjalim Stevçe Jakimovski kryetar i komunës së Karposhit, e cila është një ndër gjashtë komunat pjesëmarrëse në projektin “Bon toni sportiv”

Lajme të ngjashme

Back to top button