Zeqiraj e Sekiraqa testohen në Real Madrid

Gjiganti spanjoll, Real Madrid, do të organizojnë një kamp për zbulimin e talenteve në Turqi gjatë kësaj fundjave. E veçanta e këtij kampi është se do të marrin pjesë edhe dy talentë nga futbolli i Kosovës, Olt Zeqiraj, 11-vjeçar dhe Leon Sekiraqa, 13-vjeçar.

Ai që ua mundësoi këtyre lojtarëve pjesëmarrjen në këtë tubim është menaxheri kosovar, Amir Prepolli. Në Antalia të Turqisë, Real Madridi nga 10 deri më 17 gusht do t’i testojë lojtarët më të mirë të Turqisë (10-14 vjeçarë).

“Kam diskutuar me organizatorët dhe jemi akorduar që në listë t’i fusim edhe Olt Zeqirajn e Leon Sekiraqën që stërviten në Prishtinë, te Shkolla e Futbollit ‘ACD Dardania’”, njoftoi Prepolli për gazetën Tribuna.

Lajme të ngjashme

Back to top button