Suedia kthen azilkërkuesit me zor

Suedia është duke bërë përgatitje që azilkërkuesit kosovarë, t’i kthejë në Kosovë, në vendin e tyre, nëpërmes të procesit të riatdhesimi dhe të riintegrimit, edhe pa vullnetin e tyre, por edhe për ata që kanë statusin e azilkërkuesit, por që kanë shprehur dëshirën të kthehen vullnetarisht në Mitrovicë dhe në Kosovë.

Kjo të paktën është lënë për të kuptuar nga fjalët e Cajsa Malmström, zyrtare në Sektorin për Çështje Sociale në qytetin e Gothenburgut të Suedisë, e cila ka qëndruar në Mitrovicë dhe ka takuar udhëheqësit komunalë, me të cilët ka biseduar për çështjen e shqiptarëve të komunës së Mitrovicës, të cilët kanë kërkuar azil në këtë qytet. Ajo shprehu haptas qëndrimin për kthimin e të gjithë mitrovicasve nga Suedia, të cilët kanë kërkuar azil, por që u është refuzuar, qoftë edhe pa vullnetin e tyre, si edhe të atyre shqiptarëve që kanë statusin e azilkërkuesit, por që kanë shprehur dëshirën të kthehen vullnetarisht.

Në takimin me nënkryetarin e Mitrovicës, Safet Kamberi dhe me drejtorin e Drejtorisë për Integrime Evropiane dhe Mirëqenie Sociale, Mensur Beqiri, znj. Malmström u interesua të dijë për kushtet që ofron komuna e Mitrovicës për riatdhesimin e atyre që dëshirojnë të kthehen me vullnetin e tyre në Mitrovicë, apo që mund të kthehen edhe pa vullnetin e tyre, pasi që janë të detyruar të kthehen, sepse u janë refuzuar kërkesat për qëndrim në këtë shtet./Zëri/

Lajme të ngjashme

Back to top button