Hiq mustaqet, ose të vramë!

Një 48-vjeçar pakistanez shpreson që mustaqet të jenë viza e tij për të jetuar në perëndim.

Malik Amir Mohammad Khan Afridi, 48 vjeç dhe baba i 10 fëmijëve në rajonin e Peshauarit në Pakistan, kërkon të lërë vendin e tij pasi vazhdimisht merr kërcënime nga grupet ekstremiste islamike që i kërkojnë atij të presë mustaqet, njofton India Times.

48-vjeçari rrëfeu se si për 2 muaj është mbajtur peng në një shpellë në zonat malore të vendit ku i kërkonin vazhdimisht të priste mustaqet. Ai thotë se ka refuzuar gjithmonë këtë kërkesë të grupeve terroriste dhe se do të vazhdojë ta refuzojë atë, por se tashmë ndjehet i shqetësuar për sigurinë jo vetëm të tij, por të familjes.

Ndaj për këtë ai ka bërë një kërkesë për azil në Britaninë e Madhe.

“Preferenca ime e parë do të ishte një vend mysliman si Katari, por edhe nëse më sigurohet azil në Shtetet e Bashkuara, Kanada apo Britaninë e Madhe nuk do ta refuzoja”, thotë ai. 

Lajme të ngjashme

Back to top button