Kina kujton masakrën Nanking

Presidenti i Kinës, Xi Jinping, dhe liderë të tjerë kinezë janë mbledhur sot në një ceremoni, me rastin e 77-vjetorit të Masakrës Nanking.

Xi u është adresuar ushtarëve, studentëve dhe të mbijetuarve të vrasjeve në dhjetor të 1937-ës, të kryera nga trupat pushtuese japoneze.

Ai ka kritikuar ultranacionalistët japonezë, që bëjnë përpjekje të mohojnë masakrën.

“Ata që përkrahin drejtësinë dhe duan paqen, duhet të jenë vigjilentë dhe të kundërshtojnë fjalët dhe veprat e gabuara. Historia nuk do të lejojë askënd që të mohojë faktet e mizorisë Nanking”, ka thënë Xi.

Shifrat e të vrarëve sillen nga 40,000 deri në 300,000.

Rreth 20,000 gra po ashtu besohet se janë përdhunuar gjatë gjashtë javëve të kaosit, plaçkitjeve dhe zjarrvënieve. /REL

Lajme të ngjashme

Back to top button