Xhaferi: Mungon balanca gjatë punësimeve sipas Marrëveshjes së Ohrit

Në një bisedë për gazetën “Dnevnik” për MO, Musa Xhaferri, në lidhje me analizën e përgatitur mbi zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, për periudhën nga nënshkrimi i saj e deri sot thotë se mungon balanca gjatë punësimeve sipas kësaj marrëveshje. Sipas tij  se analiza është vëllimore dhe se duhet të miratohet fillimisht në Qeveri, përpara se t’i prezantohet publikut.

“Nuk do të doja të jepja kualifikime për përmbajtjen e analizës, sepse materiali së pari duhet të sublimohet që të mund të jepen vlerësime të qëndrueshme. Përshtypja e parë, bie fjala, është se përfaqësimi i drejtë nuk është i balancuar gjatë sistemimit të të punësuarve sipas MO-së. Në disa institucione ka përfaqësim optimal, por në disa të tjera shënohet ngecje serioze. Ka institucione ku përqindja e të punësuarve është 12.19 dhe ka të tjera ku përqindja është 25 për qind. Problem përbën edhe çështja se në cilat institucione do të bëhen punësimet, në ato shtetërore apo në ato publike”, tha Xhaferri, duke bërë me dije se dokumenti do të publikohet në fillim të vitit tjetër.

Ai tha se analiza përmban edhe rekomandime për zgjidhjen e problemit të të punësuarve që marrin paga por që nuk janë sistemuar ende.

Lajme të ngjashme

Back to top button