SHGM: Kërkohet lirimi pa kusht i gazetarit Kezharovski

Në mënyrë unanime Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) miratoi sot një Deklaratë me të cilën kërkohet lirimi pa kusht i gazetarit Tomislav Kezharovski.

Në mbledhjen e Kuvendit Zgjedhor, që po mbahet sot, gazetarët kërkuan nga Gjykata e Apelit të marrë vendim në favor të ankesës së gazetarit Kezharovski, i cili u dënua me 3.5 vite burg.

“Kërkojmë nga Gjykata e Apelit në Shkup të marrë një vendim që do të kënaqë drejtësinë – të lirojë nga faji gazetarin Kezharovski”, thuhet mes të tjerash në Deklaratë.

Të martën pritet që Gjykata e Apelit të mblidhet për të vendosur në lidhje me ankesën e gazetarit.

Të gjithë organizmat ndërkombëtarë ndërkohë kanë kërkuar lirimin e tij. Kezharovski ndodhet në arrest shtëpie që prej shtatorit të vitit të kaluar.

Lajme të ngjashme

Back to top button