Ndërpritet bojkoti në “Arseni Jovkov”, për t’i dhënë mundësi zbatimit të marrëveshjes

Me qëllim të  dhënies së mundësisë për zbatimin e marrëveshjes që është arritur me kryetarin e Qytetit të Shkupit Koce Trajanovski nxënësit shqiptarë të Shkollës së Mesme Ekonomike ‘Arseni Jovkov’, ndërpresin bojkotin e mësimit.  Ky vendim u mor nga Këshilli i Prindërve Shqiptarë pas takimit të mbrëmshëm me ndihmës drejtorin Nazmi Ramani dhe kryetarin e Komunës së Çairit Izet Mexhiti.
Bojkoti i pjesshëm i mësimit nga ana e nxënësve shqiptarë të Shkollës së Mesme Ekonomike ‘Arseni Jovkov’ është ndërprerë në afat prej një muaji me qëllim të mos humbjes së gjysmë-vjetorit nga nxënësit dhe dhënies së mundësisë për zbatimin e marrëveshjes që është arritur me kryetarin e Qytetit të Shkupit Koce Trajanovski. Ky vendim u mor nga Këshilli i Prindërve Shqiptarë pas takimit të mbrëmshëm me ndihmës drejtorin Nazmi Ramani dhe kryetarin e Komunës së Çairit Izet Mexhiti.

“Prindërit shqiptarë të ’Arseni Jovkovit’ kërkojnë reformim të Këshillit drejtues të shkollës dhe Këshillit të prindërve të shkollës dhe emërimin e shqiptarëve në krye të këtyre organeve të shkollës. Këshilli aktual drejtues dhe i prindërve duhet menjëherë të shpërbëhet dhe të formohen Këshilla të ri, më çka do të reflektohet përbërja etnike e nxënësve prej të cilëve 1 mijë e 200 nxënës janë shqiptarë, 550 maqedonas dhe 550 të tjerë. Anëtarët shqiptarë t’i caktojnë shqiptarët dhe ‘JO’ drejtoresha Jovanka Asprovska! Tre anëtarët aktual shqiptarë në Këshillin e deritanishëm drejtues, që akoma s’kanë dhënë dorëheqje ‘MENJËHERË’ të nënshkruajnë dorëheqjen e tyre”, njoftojnë nga Këshilli i prindërve  të Arseni Jovkovit.

Lajme të ngjashme

Back to top button