Produktet e Maqedonisë në BE, tani me rregulla të reja për etiketim të ushqimit

Kompanitë e Maqedonisë, të cilët eksportojnë në tregun evropian, prej sot sipas rregullave të reja për etiketimin e ushqimit në BE, në deklaratat duhet qartë ta theksojnë origjinën, tabelat nutritive, lëshimet në neto peshën, sidomos alergjenet edhe atë me shkronja të zeza ose me shkronja të etiketuara në ngjyrë tjetër.

Ndryshimet më të reja të Bashkimit Evropian në pjesën e etiketimit të produkteve të përmbajtura janë në rregulloren 1169 nga viti 2011, e cila paraqet sublimat të direktivave të deritanishme të veçanta me të cilat rregullohet kjo fushë.

Rregullat e reja për etiketimin e ushqimit janë detyrim për operatorët për ngritjen e nivelit të informimit të konsumatorit. Me to nga etiketimi kalohet në informim për ushqim edhe atë në të gjitha tre fazat­etiketim, prezantim dhe reklamim i tyre.

Për informim të operatorëve me ushqim për risitë në etiketimin në BE, Agjencia për ushqim dhe veterinari në bashkëpunim me Odën ekonomike të Maqedonisë, Lidhjen e odave ekonomike dhe Odën e Maqedonisë veriperëndimore, gjatë nëntorit dhe këtij muaji ka organizuar tetë seminare.

Në vijim është ndryshimi i Ligjit për siguri të ushqimit, në të cilin do të inkorporohen risitë evropiane për etiketimin e ushqimit pas së cilës do të miratohet edhe Rregullore e re për etiketim, i cili hollësisht do ta rregullojë këtë sferë.

Dispozitat e reja të Ligjit, të cilat kanë të bëjnë me etiketimin, për prodhuesit vendorë do të fillojnë të zbatohen nga 01 qershori i vitit 2015.

Lajme të ngjashme

Back to top button