In Vitro falas edhe për herën të dytë

 

200 çifte bashkëshortore në Maqedoni të cilët kanë problem me mospasjen e fëmijëve kanë vendosur që për herë të dytë të aplikojnë te Fondi për Shëndetësi që me para të shtetit të realizohet procedura In Vitro.  Kështu bëjnë të ditur burime  nga Fondi i Shëndetësisë.

Nga janari i vitit 2014 e deri më sot për shkak të lehtësimit të procedurës  nga  Fondi për Shëndetësi nga 164 kërkesa, mendim pozitiv kanë marrë 121 çifte bashkëshortore që falas të planifikojnë fëmijën e tyre që e kanë ëndërr në jetë.

Ndryshe, mos pasja e fëmijëve njihet në mjekësi si sëmundja e sterilitetit që kohën e fundit është shume e shpeshtuar tek çiftet bashkëshortore në Maqedoni. Gratë që kanë këtë problem para se të aplikojnë në Fond duhet të bëjnë analiza mikrobiologjike dhe markerat e viruseve.

Fondi ka nënshkruar kontratë me disa institucione shëndetësore për IN VITRO siç është “Axhibadem Sistina”, Poliklinika “Dr.Organxhiski” në Shtip, Spitali “Shën Lazari”, “Remedika” në Shkup dhe “”Plodnost” në Manastir.

Përndryshe nëse paguhet një IN  VITRO privatisht kushton gati 1500 euro.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button