‘Arseni Jovkov’, Asprovska dhe Ramani i tejkaluan problemet?!

Një ditë pas takimit me kryetarin e Qytetit të Shkupit Koce Trajanovski, drejtoresha e Shkollës së Mesme Ekonomike ‘Arseni Jovkov’ Jovanka Asprovska dhe ndihmës drejtori i saj Nazmi Ramani kanë lëshuar një komunikatë për të informuar opinionin se rastet e fundit që ndodhën në këtë shkollë, me përkrahjen e profesorëve, nxënësve dhe stafit udhëheqës janë tejkaluar. Por në këtë komunikatë nuk thuhet se cilat probleme janë zgjidhur.

“Disa nga problemet dhe lëshimet janë të zgjedhura, ndërsa për të tjerat janë formuar komisione dhe me kalimin e kohës do të shqyrtohen dhe do të zgjidhen. Në interesin e të gjithë nxënësve dhe kuadrit arsimor është procesi edukativo-arsimor të vazhdojë në bazë të programeve mësimore. Këtë lajmërim e japim që të informojmë opinionin se problemet i tejkalojmë duke i falënderuar në bashkëpunim të mirëfilltë të gjithë nxënësit dhe profesorët”, thuhet në komunikatën me shkrim të drejtorisë së ‘Arseni Jovkovit’.

Lajme të ngjashme

Back to top button