Shfrytëzonin vajza nga Shqipëria dhe Rumania për prostitucion, 5 shqiptarë në pranga

Një rrjet i trafikimit të femrave nga Shqipëria dhe Rumania është shkatërruar nga policia italiane. Në pranga janë vënë pesë shqiptarë nën akuzën e  shfrytëzimit të femrave për prositucion.  Sipas mediave italiane investigimi i policisë nisi me vëzhgimin e dy vajzave që prostituonin rrugëve të lagjes Sampierdarena.

Nga hetimet u arrit të kuptohet se vajzat në fakt shfrytëzoheshin nga tutorë të huaj. Falë mbështetjes së agjentëve të policisë, vajzat në fjalë kanë gjetur kurajon të denoncojnë personat që i shfrytëzonin. Tutorët në fjalë gjatë kohës së lirë frekuentonin sallat e lojërave të fatit, lokalet e natës.

Kështu në pranga kanë përfunduar shtetasit shqiptarë, Rigers Lula lindur në Shqipëri, i arrestuar në Genova, Arbër Mancellari lindur në Shqipëri, i arrestuasr në Genova, Bukurosh Cela edhe ky i arrestuar në Genova, si dhe Ilir Rinxhi e Arjan Zenuni përkatësisht të arrestuar në Milano dhe Scalea. Gjatë arrestimit të Bukurosh Celës, një grua e quajtur Bold Lonela Maria rreth 21 vjec ka tentuar të hedhë nga dritarja një pako, që pas kontrollit rezultoi të kishte brenda 400 gramë heroinë dhe 2,25 gramë kokainë. Brenda apartamentit u gjet edhe një peshore, si dhe një pistoletë ./ Mapo.al

Lajme të ngjashme

Back to top button