Stuhi shkatërrimtare në Slloveni, moti i lig i afrohet Kroacisë dhe Kosovës (VIDEO)

Stuhitë e forta kanë goditur Slloveninë. Në disa vende stuhia ka shkatërruar kulmet e shtëpive, ndërsa ka thyer shumë pemë.

Në Slloveni ka rënë edhe breshëri i madhësisë së dorës, ndërsa rrufeja ka djegur një shtëpi.

Moti i keq ka lënë pas vetes edhe dëme të mëdha materiale. Sipas meteorologëve, kjo stuhi po lëvizë momentalisht drejtë lindjes, pra Kroacisë.

Siç kanë paralajmëruar meteorologët, moti i tillë, më i dobësuar, do ta kaplojë edhe Kosovën. /Telegrafi/ 

Lajme të ngjashme

Back to top button