“Monstra”, hidhet poshtë kërkesa e avokatëve për përgjegjësi të gjykatësit Ivica Stefanovski

Anëtarët e këshillit gjyqësor  hodhën poshtë parashtresën  e avokatëve për rastin “Monstra” të cilët kërkuan përgjegjësi për gjykatësin Ivica Stefanovski i cili shkeli afatet sa i përket përfundimit të aktgjykimit brenda 60 ditësh.

Avokatët theksuan se nga kjo papërgjegjësi e gjykatësit pësojnë të akuzuarit që janë në paraburgim dhe nuk mund të ankohen për shkak të mos marrjes së aktgjykimit, transmeton Alsat.

Komisioni tre anëtarësh që ka shqyrtuar parashtresën, ka konstatuar  se gjykatësi ka shkel ligjin dhe kërkoi nga Këshilli gjyqësor ta pranoj parashtresën dhe ta sanksionoj gjykatësin Stefanovski. Këtë propozim nuk e mbështetën shumica e anëtarëve tjerë të Këshillit gjyqësor të cilët dolën  në mbrojtje të gjykatësit Stefanovski duke theksuar se bëhet fjalë për lëndë të komplikuar dhe të gjerë dhe se shkelja e afatit  është e arsyeshme. Ndaj këtij konstatimi reaguan edhe anëtarët shqiptar duke thënë se këshilli nuk duhet të jetë në mbrojtje të gjykatësit pasi ligji është i qartë dhe nuk duhet të bëhen kompromise. Ka reaguar edhe Bekim Rexhepi duke pyetur anëtarët tjerë të Këshillit për rolin e Komisionit i cili ka vërtetuar faktet në rastin konkret dhe mendimi i tij nuk pranohet.

Lajme të ngjashme

Back to top button