Debat: “A ekzistojnë kushte për një demokraci të drejtpërdrejtë?”

Në organizim të Fondacionit Shoqëri e Hapur-Maqedoni, më datë 15 dhjetor në ora 10 në Gem Klub në Çarshinë e vjetër të Shkupit do të mbahet debat me temë “A ekzistojnë kushte për një demokraci të drejtpërdrejtë?”. Në këtë debat do të flitet për përvojat e banorëve të Maqedonisë si dhe atyre të Kroacisë.

Përvoja tregon se edhe ato pak përpjekje për pjesëmarrje të drejtpërdrejtë të qytetarëve në vendimmarrje janë shpesh të pasuksesshme, dhe shteti ngre pengesa për të organizuar referendume dhe iniciativat e tjera qytetare.

Në debat do të marrin pjesë Ivana Dragshiq, Petrit Saraqini, Renata Trenevska Deskovska, Nada Naumovska dhe të tjerë.

Lajme të ngjashme

Back to top button