fbpx

Godelli: Dopingu, lojë e shteteve të mëdha kundër Shqipërisë

Peshëngritësi Daniel Godelli ka falenderuar nëpërmjet rrejtit social Facebok të gjithë ata që e kanë mbështetur dhe vazhdojnë ta mbështesin pas lajmit se ai ka rezultuar pozitiv në testin e parë antidoping të bërë pas Botërorit të Kazakistanit.

Godelli thekson se, dopingu nuk ka qenë dhe nuk është pjesë e kombëtares shqiptare të peshëngrirtjes, madje ai aludon se kjo mund të jetë një lojë e shteteve të mëdha që investojnë miliona në këtë sport ndaj Shqipërisë.

Peshëngritësi që u shpall kampion bote në peshën 77 kg ka theksuar se, rezultatet në Botërorin e Kazakistanit janë arritur me mund dhe me djersë.

Në fund, ai ka kërkuar që mbështetja të mos jetë për të personalisht, por për flamurin shqiptar./ Top Channel

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close