Të dënuarit në aferën “Agjenti”: Rasti jonë ka prapavijë kriminale politike

Në një komunikatë për opinion, Sllobodan Bogoevski, Vllado Peshlikovski dhe Vasko Tomanoviq të cilët u gjykuan me burg për aferën “Agjenti”, thonë se i gjithë procesi është me prapavijë politike kriminale e përgatitur nga qeveria.

“me urdhër të familjes e cila udhëheq me pushtetin ekzekutiv dhe gjyqësorë, Jovan Ilievski filloi procedurën për ndjekjen e kriminalitetit të organizuar që goja kemi bërë ne edhe pse e ka ditur se për këtë nuk ka dëshmi. Në mënyrë të padrejtë u privuam nga liria dhe qëndruam në paraburgim 8 muaj pa bazë dhe pa kurrfarë shkaku”, thuhet në komunikatë.

Në fund të komunikatës si përgjigje se pse është konstrouar i gjithë procesi thuhet: “ Përgjigjia ekziston në vjedhjen e 30 milion eurove nga buxheti I shtetit në emër të një firme anonime nga Qiproja.

Lajme të ngjashme

Back to top button