Miratohet plani urbanistik për Kodrën e Diellit

Miratohet plani urbanistik për qendrën turistike Kodra e Diellit në Tetovë nga këshilltarët e Komunës së Tetovës.

Koordinatori i Grupit të këshilltarëve të PDSH-së, Durim Luma, pyeti kryetarin e Këshillit të komunës se pse në këtë plan urbanistik nuk janë përfshirë edhe vendbanimet tjera të cilët nuk kanë plan urbanistik.

“Disa herë pika për planet urbanistike të vendbanimeve të Malësisë së Tetovës hiqet nga rendi i ditës. Në seancat e kaluara është thënë se do të sillen ato plane por sërish nuk ndodh. Disa herë kemi kërkuar që këto plane të kalojnë, por deri më tash e njëjta zvarritet”, tha Luma.

Kryetari i Këshillit të Komunës, Hisen Xhemaili, ka theksuar se plani që miratohet sot nuk është për të gjitha vendbanimet, por vetëm për Kodrën e Diellit dhe i njëjti sillet në harmonizim me planin për zhvillim të qendrës sportive Kodra e Diellit.

“Me këtë jepet një mundësi për zhvillimin e Kodrës së Diellit, është përgatitur një plan më i zgjeruar i zhvillimit ekonomik të Kodrës së Diellit, ku janë paraparë edhe parcela për ndërtim të hoteleve, të garazheve të uikend shtëpizave, pra përgatitet një master plan të zhvillimit të Kodrës së Diellit”, tha Hisen Xhemaili.

 

 

 

Lajme të ngjashme

Back to top button