Ekskluzive: Ndahen Muzafer Ejupi dhe Skënderbeu

Nuk ka zgajtur më shumë se një muaj aventura e sulmuesit shkupjan Muzafer Ejupi, i cili u transferuar nga ekipi i Shkëndijës në kampionët e Shqipërisë, Skënderbeu.

Ejupi në momentin e transferimit te Skënderbeu është parë si një nga përforcimet më të mëdha, pasi që për ta marrë në klub kishte insistuar vet pronari i klubit, por gjatë paraqitjeve në ndeshjet kualifikuese të Ligës së Kampioneve, trajneri Lika i kishte dhënë vetëm 25 minuta kohë sulmuesit shtatlartë nga Shkupi që të dëshmojë aftësitë e golashënuesit.

“Kemi prishur kontratën në pëlqim të dy palët. Nuk do të dëshiroja që të komentoj më shumë se pse erdhi deri këtu, thjesht nuk u morëm vesh si duhet”, ka thënë shkurt në deklaratën e tij Ejupi.

Tani sulmuesi shkupjan është futbollist i lirë, por do të ketë mundësi që të angazhohet në ndonjë skuadër tjetër, pasi që në Maqedoni afati kalimtar mbyllet më 31 gusht. Ejupi sot sapo ka ardhur në Shkup dhe ende nuk është kontaktuar nga ekipet vendore, por sigurisht me të mësuar lajmin se ai është futbollistë i lirë, ka gjasa që të vërshojnë oferta në derjtim të tij. Një nga skuadrat që vuan për sulmues klasik, është dhe ish-ekipi i Ejupit, Shkëndija nga Tetova, me të cilët në edicionin e kaluar arriti të jetë golashënuesi i dytë në Ligë, me 19 gola të shënuar. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button