Edhe dy ditë afat për dorëzimin e kërkesës për blerjen e oborreve të shtëpive

Deri të dielën do të jetë afati për dorëzimin e kërkesave nga qytetarët për blerjen e hapësirave apo oborreve pranë shtëpive të tyre, edhe ate 1 euro për një metër katror.

Një numër i madh i qytetarëve kanë shfrytëzuar këtë të drejtë, duke bërë aplikimin pranë njësive rajonale të Drejtorisë për çështje pronësore – juridike, ndërsa pjesa tjetër e qytetarëve këtë të drejtë mund ta shfrytëzojnë deri më 15 dhjetor, apo ditën e diel. Ministri i Financave, Zoran Stavrevski theksoi se drejtoria dhe njësitë rajonale me qëllim të plotësimit të kërkesave të qytetarëve, do të punojë edhe ditën e diel.

Nga fillimi i projektit deri tani kanë aplikuar mbi 250 mijë qytetarë, ku vetëm këtë vit aplikimet kanë bërë 13 mijë qytetarë. Projekti ka hyrë në fuqi nga viti 2011.

Lajme të ngjashme

Back to top button