Hapet konkurs për funksione udhëheqëse, drejtor, konsull dhe promotor ekonomik

Janë shpallur konkurse publike për paraqitje të interesit për katër funksione udhëheqëse në kompetencë të Qeverisë dhe Agjencisë për Tërheqjen e Investimeve të Huaja dhe Promovimin e Eksportit.

Konkurset kanë të bëjnë me plotësimin e vendeve drejtor i Agjencisë për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural, për konsull të përgjithshëm në Munih, Republikën Federale të Gjermanisë dhe promotor ekonomik në Shangai ,Republika Popullore e Kinës dhe Monteral, Kanada.

Zëdhënësi qeveritar Aleksnader Gjorgjiev sot deklaroi se konkurset veçmë janë shpallur dhe se në to mund të paraqiten të gjithë kandidatët e interesuar të cilët i përmbushin kushtet. Konkursi për drejtor në Agjencinë për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe për konsull të përgjithshëm në Munih do të zgjatë deri më 27 dhjetor, ndërsa kandidatët e interesuar mund të aplikojnë në ueb faqen e Qeverisë dhe të parashtrojnë letër motivuese me më shumë se 500 fjalë dhe biografi.

Për pozicionin e drejtorit në Agjencinë për Mbështetje Financiare në Bujqësi kandidatët duhet të kenë të përfunduar arsimin sipëror dhe përvojë pune pesëvjeçare, ndërsa si përparësi do të merret nëse kanë punuar në fushën e bujqësisë, ekonomisë dhe të drejtësi. Ata, megjithatë, që do të aplikojnë për konsull të përgjithshëm në Munih, krahas arsimit sipëror duhet të në mënyrë të shkëlqyer ta njohin gjuhën angleze dhe të kenë njohuri nga gjuha gjermane.

Në konkurset për promotorë ekonomik që i publikoi Agjencia për Tërheqjen e Investime të Huaja dhe Promovimin e Eksportit kandidatët krahas arsimit sipëror, duhet të kenë njohuri të shkëlqyera në gjuhën angleze edhe ta njohin gjuhën e vendit ku do të dërgohen t’i ushtrojnë funksionet. Një nga kushtet është të kenë përvojë pune dyvjeçare.

Lajme të ngjashme

Back to top button